Ky është kanali vaditës i cili duhet të ujisë tokat bujqësore të fshatit Melgushë të njësisë administrative Bushat në bashkinë Vau Dejës. Prej vitesh ky kanal nuk kryen fuksionin e tij si duhet si shkak i një ure e cila bllokon qarkullimin e ujit. Lush Lushi është një nga banorët e këtij fshati i cili shprehet se bllokimi i këtij kanali ka bërë që pjesa më e madhe e tokave bujqësore të mos shfrytëzohen.

Banori i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për zgjidhjen e këtij problemi.

Edhe më përpara banorët kanë kërkuar pastrimin e kanalit të Melgushës.