Një kontenieri me mallra të falsifikuara kineze është bllokuar nga autoritetet doganore të portit të Durrësit.

Burime  bëjnë me dije se mallrat të tipit syze të markave të ndryshme, çanta dhe portofola kishin ardhur disa ditë më parë dhe gjatë kryerjes së procedurave doganore u konstatuan parregullsi.

Rezultoi se këto mallra kishin falsifikuar marka të firmave të mëdha botërore dhe do të futeshin në tregun shqiptar si mallra origjinale edhe pse ishin të deklarua si mallra të thjeshta, pa marka.

Burime bëjnë me dije se pas kontrollit në doganën e portit të Durrësit këto mallra janë bllokuar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA GODET ‘FERMËN’ E KANABISIT, PESË NË PRANGA, DY NË KËRKIM
Artikulli tjetërIKONA E KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE FESTON 85-VJETORIN NË SPITAL