Ka zgjatur pak kohë mbajtja hapur e rrugës së Thethit.

E hapur vetëm dy ditë më parë, bora sërish ka zënë këtë aks, duke bllokuar kështu të gjithë banorët e kësaj zone. Bëhet me dije se trashësia e borës të rënë gjatë natës ka shkuar deri në 60 cm, duke paralizuar kështu të gjithë banorët.

Ndërkohë, përgjatë natës bëhet e ditur se ka patur edhe problematika me orteqet, për shkak të borës së madhe. Si pasojë e motit të keq, e gjitha zona ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Rruga e Thethit u hap dy ditë më parë, e cila ishte bllokuar prej një jave, duke izoluar 200 banorët.

Hapja e saj u bë e mundur përmes ndërhyrjes së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Prefekturës Shkodër.

Thethi është një ndër zonat më problematike gjatë stinës së dimrit përsa i përket reshjeve të borës. Rruga nuk mirëmbahet nga një kompani kontraktuese për zhbllokimin e saj, por vetëm përmes ndërhyrjes së ARRSH dhe Prefekturës Shkodër.

Artikulli paraprakBASHA: TË BASHKOHEN TË GJITHË SHQIPTARËT PËR TË FITUAR BETEJËN PËR LIRI
Artikulli tjetërJEPET LAMTUMIRA PËR ALEKSANDËR NDOKËN