Kjo është pamja që të ofron nga lart njësia administrative Ana e Malit. Shkarkimi i kontrolluar nga hidrocentralet por dhe reshjet e rëna kanë dhënë efektet e para duke bllokuar qarkullimin për mjetet e ulta në rrugën lidhëse të fshatit Obot, kalimi në të cilën aktualisht bëhet vetëm përmes njetetve të larta të ushtrisë.
Banorët thonë se situata është problematike dhe shpresojnë që niveli i ujit të mos rritet .
I pranishëm në Obot ditën e sotme ka qenë dhe kreu i Agjensisë kombëtare të mbrojtjes civile Haki Çako i cili theksoi se të gjitha ekipet janë në terren në ndihmë të banorëve në nevojë.
Emergjencat civile në Shkodër po mbikqyrin situatën në terren ndërsa ka një përmirësim të lehtë të kushteve atmosferike si dhe një ulje të prurje në kaskadën e lumit Drin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMOTI I KEQ, MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË: PESË FLUTURIME DREJT TIRANËS U DEVIJUAN NË BRINDISI DHE BARI
Artikulli tjetërNIS PUNA PËR VENDOSJENE URËS SË RE NË BLERAN