Policia apelon për kujdes në aksin rrugorë Qafë Thore-Theth. Përmes një njoftimi bëhet me dije se në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.

🚨 Njoftim

Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARrSh-në, në segmentin rrugor “Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.

Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.

👮‍♂️👮‍♀️ Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112 📞

#SiguriaRrugore
#KujdesNëRrugë
#RespektoRregullatEQarkullimitRrugor
#MotiIKeq

Artikulli paraprakORTEKË NË AKSIN QAFË THORE-THETH, BLLOKOHET PLOTËSISHT QARKULLIMI
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, RAMA ME TONE TË ASHPRA