Bllokuesi te goma e makinës 3 muaj burg kush e heq me forcë

 

TIRANE-Mos e hiqni bllokuesin e gomës, sepse përbën vepër penale dhe do përballeni me burgun. Janë të shumtë rastet kur qytetarët në Tiranë nuk janë dakort me vendosjen e bllokuesit të goma e makinës nga ana e Policisë Bashkiake. Për këtë arsye ata zgjedhin të largohen bashkë me të. Vetëm brenda kësaj jave në Tiranë kanë qenë 10 qytetarë të cilët pasi kanë parë bllokuesin të goma e makinës, e kanë hequr me forcë, ose kanë vijuar rrugën duke e dëmtuar bllokuesin, deri në lirimin e gomës. Por ky veprim është një vepër penale. Në të gjitha rastet Policia ka arritur të dokumentojë heqjen me forcë të bllokuesit dhe ka çuar në Prokurori të 10 qytetarët. Sipas ligjit: Ushtrimi i një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj”. Pra heqja e bllokuesit të gomës që vendoset nga Policët Bashkiak iu dënon me burg deri në 3 muaj, prandaj Policia u ka bërë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm. Gjoba që paguani në rast se iu vendoset bllokuesi te goma është 3 mijë lekë.