
Teksa këtë të hënë u zhvillua seanca e radhës gjyqësore ndaj portugezit Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin, eskorta që e shoqëronte Portugezin, u përball me vështirësi në qytetin e Lezhës.
Mjetet e Policisë së Burgjeve dhe ato të Policisë së Shtetit mbetën të bllokuara për disa minuta për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen prej muajsh në kuadër të sistemimit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.Si pasojë e situatës së krijuar, efektivët e armatosur zbritën nga automjetet për të garantuar sigurinë e të pandehurit, i cili transportohej nën masa të rrepta sigurie drejt ambienteve te gjykatës. Për Ruben Saraivën Prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzat “vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”, çeshtje e cila ka kaluar ne gjykim themeli ne Gjykaten e Lezhws.Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes me motive gjakmarrjen, te cilet ende nuk jane ekstraduar nga Britania e Madhe.






