A është shëndetshëm të jetosh në Shqipëri? Në një listë të publikuar nga Bloomberg bazuar në të dhënat nga Kombet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, vendi ynë renditet në vend të 38 sa i përket shteteve ku jetohet shëndetshëm.   Në listë janë 145 vende, e ndërsa renditja e çdo vendi është  bërë mbi këto faktorë:

Jetëgjatësia në lindje dhe vdekshmëria foshnjore, shkaqet e vdekjes, duke përjashtuar viktimat e lidhura me luftën.   Një tjetër faktor është norma e vdekjeve nga tri grupmoshat: më pak se 14 vjeç, 15 deri 64 dhe mbi 65 vjeç.  Gjithashtu kjo renditje është bërë dhe në bazë të të dhënave për të rinjtë që pinë duhan, numrin e njerëzve me kolesterol  etj.    Listën e kryeson Singapori, ndërsa si vendi më i pa shëndetshëm për të jetuar është  Sëaziland, një shtet në Afrikë.  Shqipëria në këtë renditje është më lart se vendet e rajonit. Në evropë vendi ku jetohet më shëndetshëm është Italia, e më i keqi Greqia.