Deputeti Ben Blushi thotë se KQZ çmëndet nëse do të miratojë kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Blushi i quan “lojra proceduriale me firmën e shokut Gramoz me qëllim kthimin e 18 qershorit në referendum për Edi Ramën” Blushi thotë se koalicioni ka rënë dhe koha që kërkojnë është për të zgjidhur dallgën e koalicionit.

Ben Blushi: “Procedura është streha e fundit e politikanëve të korruptuar. Koalicioni ka skaduar. Koalicioni ka rënë. Ore Gramoz si ka mundësi që sa herë ky (i drejtohet Ramës) ka një hall të jep një letër dhe ti e firmos?! Me këtë kërkesë i jep fuqi prapavepruese koalicionit. Koalicioni ka skanduar 18 prill 2017 nuk ka më. PD duhet të kthehet dhe të marrë pjesë me çdo kusht në zgjedhje. Rama do ta ketë 18 qershorin referendum për veten”