
Arrestohet një shtetas për “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”
Vendosen 85 masa administrative ndaj shkelësve
1. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• V.Shabani 64 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në fshatin “Darragjat“ Shkodër, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorrçikletë “Lonçin“ si rezultat i humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke pësuar dëmtime dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 të Kodit Penal
Njëkohësisht nga ana e këtij Komisariati u bllokuan dhe një motorrçikletë e cila ishte pa dokumentacionin e nevojshem për qarkullim dhe pa targa.
Nga Shërbimet e Policise Rrugore janë ndëshkuar 85 përdorues rruge për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, gjithashtu janë proçeduar administrativisht me masa plotësuse 2 drejtues mjetesh për xhama të riveshur .
Drejtoria Vendore Policisë Shkodër i’u bën thirrje qytetarëve që të respektojne Rregullat e Kodit Rrugor, në vazhdimësi Shërbimet e Policisë do të intensifikojnë punën për zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë përdoruesve të rrugës të cilët qarkullojnë me mjete në territorin e qarkut Shkodër në kundërshtim me rregulloren e qarkullimit rrugor.


