Policia e Shkodrës vijon kontrolle Blic në gjithë Qarkun për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale.

Kontrolle në akset rrugore nacionale, në automjete, lokale si dhe banesa me qëllim kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, si dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve.Si rezultat, parandalohet një ngjarje kriminale Sekuestrohet një armë zjarri dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i armës, shpallen në kërkim dhe 2 vëllezërit e tij. Më datë 02.02.2017, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike, në vendin e quajtur tek rrotondo në afërsi të hotel “Argenti”, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatur një konflikt me disa persona, ku për motive të dobëta shtetasi Jetmir Karagjozi së bashku me 2 vëllezërit e tij, janë konfliktuar duke iu shkaktuar dëme jashtë rrezikut shtetasve A.T. dhe F.T. (vëllezër) banues në Shkodër.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi :  * Jetmir Karagjozi, 23 vjeç, banues në Shkodër  Si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: * A.K. 22 vjeç, banues në Shkodër * D.K. 21 vjeç, banues në Shkodër (vëllezër) Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip “Fiat” me targë BR 2679 B, e shtetasit Jetmir Karagjozi u gjet një armë zjarri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 3 vëllezërve Karagjozi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe: -2 shkopa bejsbolli -3 thika -1 dorezë hekuri Materialet procedurale u referuan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”  dhe “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”, parashikuar nga nenet 84, 278, 279, 89 e 291 të Kodit Penal.  Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Artikulli paraprakMANJANI: PËRPLASJA SERIOZE, OSE IKËN PROKURORI OSE AMBASADORI
Artikulli tjetërUSHTARI QËLLON NJË SULMUES ME THIKË, MBYLLET MUZEU I LUVRIT NË FRANCË