
Drejtuesi politik i PD në qarkun Shkodër Luçiano Boçi ishte I ftuar mbrëmë në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv me gazetarin Erzen Koperaj. Ecuria e fushatës, pritshmëritë dhe sfidat ishin temat e diskutimit. Luçiano Boçi u shpreh se do të japë dorëheqjen nuk do të realizoheshin premtimet e PD.
Më tej, Boçi foli edhe për gjuhën që përdor kryeministri në fushatë.
Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, kritikoi spotin e kandidates se PS Edona Bilali që sipas tij, duhet hetuar nga SPAK. Gjithashtu, foli edhe për listat e kandidatëve.