Deputet i PD Luçiano Boçi ka deklaruar se ka pasur probleme në lidhje me proces verbalin në votimin për ligjin e “Barazisë gjinore” të votuar në seancën e shkuar plenare.
Boçi ka akuzuar se procesverbali është falsifikuar, ndërsa ka shtuar se deputetë të cilën nuk ishin të pranishëm në seancë janë shënuar sikur nuk kanë votuar.

Luçiano Boçi: Jozefina Topalli, Ina Zhupa, Flamur Noka nuk ishin prezent në seancë dhe keni shënuar “nuk votoi”. Madje edhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ishte i përjashtuar por e keni shënuar nuk ka votuar. Kjo nuk është rastësi, është e qëllimshme, nuk e di sa herë ka ndodhur kjo histori në ligje sensitive me ndjeshmëri publike. Ishim pa ekuivok në kundërshtim të ligjit.

Artikulli paraprakE VEÇANTË NË KUVEND, SEANCA BASHKËDREJTOHET NGA PELESHI DHE SOFIA
Artikulli tjetërRAMA REAGON PAS DEKLARATËS SË SEKRETARES SË BRENDSHME TË BRITANISË SË MADHE