Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e parlamentit i cili u mblodh për të bërë zëvendësimin e përfaqësueses së PD-së në komisionin “ad hoc” për vettingun, Jorida Tabaku.

Pas votimit në Kuvend u vendos se Gert Bogdani do të zëvendësojë Tabakun. Po kështu sot ka bërë betimin para deputetëve edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca. Ndërkaq në orën 14:00, do të ketë një tjetër seancë ku do të votohen anëtarët e Kolegjit të Apelimit dhe të Komisionit të vettingut.