Prej muajsh dhjetra banorë të fshatit Boks të Njësisë Administrative Postribë vuajnë mungesën e herëpashershme të energjisë elektrike. Është bërë e udhës tashmë që minimnalisht tre apo katër orë në ditë të kalohen në errësirë. Sipas banorëve, nuk mungojnë rastet që energjia elektrike në këtë zonë shkëputet edhe me orë të tëra, duke lënë ata në errësirë totale. Përveç shkëputjes së zakonshme, e cila është kthyer në rutinë, fikja e dritave në këtë fshat ëhstë problematike edhe përgjatë një stuhie, sado e vogël të jetë. E gjitha kjo vjen si pasojë e rrjetit të amortizuar, i cili nuk duron thuajse fare kushtet më të vështira atmosferike.

 Në këtë zonë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vijuar aksionet në javët e fundit për ndërprerjen e një pjese të madhe të energjisë në shumë familje, të cilat rezultojnë të jenë edhe debitore. Ndërkohë që këta të fundit, jashtë kamerave shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë faturat e energjisë për shkak të varfërisë dhe pamundësisë ekonomike që vuan kjo zonë. Energjia elektrike është një nevojë emergjente dhe si e tillë, shkëputja e saj sjell problematika të mëdha, minimalisht për ngrohje në këto temperatura të ftohta të fundit të janarit.

Artikulli paraprakBASHA DEMOKRATËVE: TË GJITHË NË PROTESTË
Artikulli tjetër1 SHKURTI, TË GJITHË PRANË UJËSJELLËSIT