Boksierët e Vllaznisë vijojnë përgatitjet intensive për kampionatin kombëtar të boksit që do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Ekipi i grumbulluar në Zogaj për një fazë 10 ditore ka përqendruar vëmendjen tek ky aktivitet me shumë rëndësi. Boksieri Kristjan Demaj thotë se objektiv është fitimi i titullit kamnpion qoftë nga e tij por ky është pretendim edhe i Vllaznisë.

Shkodrani tjetër Nelson Hysa shprehet se stërvitjes po i kushtohet e gjithë vëmendja e duhur dhe se tashmë nuk do lejojnë që dikush ta fitojë kampionatin pa meritë siç ndodhi sezonin e kaluar tregon Hysa.Vllaznia ka favor zhvillimin e kampionatit në qytetin e Shkodrës teksa do të mbështetje tifozërinë. Objektiv i shkodranëve ashtu siç e kanë bërë të ditur është fitimi i titullit të 20-të kampion.