Vllaznia e boksit është drejt fundit të përgatitjeve për kampionatin kombëtar që do të startojë më 15-shtator dhe që sivjet do të zhvillohet në Tiranë, me objektivin e qartë për të fituar titullin e 25-të kampion të Shqipërisë. Një gjë të tillë e pohoi edhe trajneri Zef Gjoni, teksa tha se të gjithë boksierët që do të përfaqësojnë Vllazninë janë pretendent për titull.

Ndërkohë, boksieri shkodran Nelson Hysa, edhe pse vjen pas suksesit në Leverkusen, u shpreh se e ndien detyrim të përfaqësojë Vllazninë në kampionatin kombëtar të boksit, ndërsa tha se synon që ta mbyllë këtë vit kalendarik në 50-shen më të mirë të botës.

Kampionati kombëtar i boksit do të startojë më 15-shtator në Tiranë dhe Vllaznia do të përfaqësohet me 10-boksierë.

Artikulli paraprakPENTAR, VETËM NJË NXËNËS NË KLASË TË PARË
Artikulli tjetërTAKSISTËT PROTESTË PËR INFORMALITETIN