Është bërë traditë tashmë që presidentët e Federatës Shqiptare të Boksit të kenë mbështetjen e ekipit të Vllaznisë e të trajnerit Zeg Gjoni. Florend Kalivopulli presidenti tashmë i zgjedhur në krye të Federatës ka bërë optimist trajnerin shkodran që sipas tij do ti shërbejë të gjithë boksit shqiptar. Florend Kalivopulli është zgjedhur presidenti i ri duke sfiduar ish presidentin Gjergj Leqejza.

Pas votimit, me rezultatin 17 me 5 Kalivopulli ka marre drejtimin e boksit shqiptar. Prej shumë kohësh disa ekipe te boksit ne shqiperi me nismen e Vllaznise e te trajnerit Zef Gjoni nënshkruan një peticion për largimin e Leqejzeës . Pasi dështoi në Qërshor zgjedhja e parë, tashmë çdo gjë ka marrë fund ku duhet parë në qoftëse do të mbahen të gjitha premtimet e thëna në shërbim të rritjes së cilësisë së boksit shqiptar.