
Dita e dytë e memorialit të boksit që po zhvillohet në Shkodër ”Memorial Vllaznia 2016” është mbyllur sërish me rezultate pozitive për kombëtaren shqiptare.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Zef Gjoni kishin katër përballje dhe morën dy fitore dhe dy hymbje. Krenar Zeneli fitoi përballë Jasin Lama të Maqedonisë. Edhe Arjon Kajoshi ishte i saktë teksa fitoi ndaj Ermin Sabotiç të Malit të Zi. Mateo Cullhaj nuk arriti që të fitonte përballë Yerik Alzhanov të Kazakistanit ashtu siç edhe Emiljano Xhediku nuk fitoi ndaj kundërshtarit të tij Konstandin Pinchuk të Ukrainës. Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes ishte ajo në peshën 75 kilogram teksa boksieri i Kosovës Armend Xhoxhaj mposhti Tervel Pulev të Bullgarisë. Presidenti i federatës shqiptare të boksit Florend Kalivopuli u shpreh i kënaqur me organizimin. Kreu i federatës vlerësoi dy boksierët e Shqipërisë Zeneli dhe Kajoshi. Presidenti Kalivopuli thotë se qeveria ka dhënë një fond të cunguar për federatën e boksit. Shqipëria do të tentojë që kësaj radhe të fitojë edhe memorialin duke qenë se i ka mundësitë sepse në takimet finale përfaqësohet me katër boksier. Dita e dytë e memorialit: 56 kg Jasin Lama (Maqedoni) – Krenar Zeneli (Shqipëri) 0-3 64 kg Nikollë Rrasi (Kosovë) – Irfan Mekiç (Maqedoni) TKO, fiton Mekiç 64 kg Oganisian Mger (Ukrainë) – Maulen Oskenbek (Kazakistan) 3-0 75 kg Mateo Cullhaj (Shqipëri) – Yerik Alzhanov (Kazakistan) 0-3 75 kg Ermin Sabotiç (Mali Zi) – Arjon Kajoshi (Shqipëri) 0-3 91 kg Armend Xhoxhaj (Kosovë) – Tervel Pulev (Bullgari) 3-0 91 kg Emiljano Xhediku (Shqipëri) – Konstandin Pinchuk (Ukrainë) 0-3


