Kombëtarja shqiptare e boksit ka shkëlqyer në ditën e parë të kualifikueseve të Europës për Lojërat Olimpike Brazil 2016.

Tre boksierët shqiptar kanë arritur që të marrin tre fitore në ndeshjet e para. Boksierët shqiptarë kanë patur përballje të vështira në takimet e para por gjithsesi kanë arritur që të fitojnë duke mbajtur ndezur shpresat për një kualifikim të mundshëm në lojërat olimpike të Brazilit që do të ishte një ëndërr për secilin prej tyre. Fillimisht në ring kanë hypur Arjon Kajoshi në peshën 75 kilogram dhe Syrjan Marinaj në peshën 81 kilogram. Kajoshi ka patur përballë boksierin kroat Luka Plantiç. Ky i fundit edhe pse një boksier me rezultate të larta ndërkombëtare, me medalje europiane, botërore dhe medalist në olimpiadën e 2015-ës për moshat është mundur me meritë nga Kajoshi. Në ndeshjen tjetër Syrjan Marinaj është përballur me boksierin nga Sllovenia Klemen Turkus. Në fund Marinaj ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 sfidën e parë ndaj kroatit po ashtu një boksier i mirëpërgatitur. Më vonë ka qenë radha e Alban Beqirit për t’u ndeshur ndaj boksierit nga Suedia oliver Flodin. Beqiri ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj kundërshtarit të tij që njihet për kualitetet e tij. Për Beqirin gjyqtaria ka dhënë një vendim unanim duke e merituar plotësisht fitoren. Kështu 3 boksierët shqiptar kalojnë me sukses roundin e parë të kualifikimit për olimpiadën e Brazilit. Boksieri vlonjat Krenar Zeneli që duhej të merrte pjesë në peshën 56 kilogram është kthyer pasi ka patur një problem me pasaportën e tij dhe nuk ka mundur që të kalojë kufirin. Ditën e dytë kombëtarja shqiptare e ka patur pushim dhe tashmë duhet pritur se cilët do të jenë kundërshtarët e radhës të Kajoshit, Marinaj dhe Beqirit. Turneu europian për olimpiadën e Brazilit po zhvillohet në Samsun të Turqisë teksa në drejtim të kombëtares janë trajnerët Zef Gjoni dhe Jozef Sermi. Këto kualifikuese kanë 3 kuota kualifikimi për secilën peshë gjë e cila rrit shanset për Shqipërinë pasi të 3 boksierët kanë kaluar me sukses raundin e parë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHOQATA PESHKIMIT, DENONCON GJUETINË E PALIGJSHME NË LIQEN
Artikulli tjetërHUMBJA ME TEUTËN, CUNGU: TË GJOBITEN LOJTARËT E VLLAZNISË