Tre boksierë shqiptar do të marrin pjesë në një turne ndërkombëtar që për dy ditë me radhë do të zhvillohet në Sarajevë. Nga këta 3 boksierë dy i përkasin ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Kristjan Shytanin dhe Arjon Kajoshin ndërkohë që do të marrë pjesë edhe boksieri Anxhelo Merkohasanaj.

Një prej pjesëmarrësve Kristjan Shytani tregon për këtë aktivitet të rëndësishëm që i shërben edhe kampionatit kombëtar që do të zhvillohet pas pak kohësh.Shytani thotë se objektiv do jetë fitimit i medaljeve në turneun e Sarejevës… Bashkë me tre boksierët drejt Sarejvës do të udhëtojë edhe trajneri Jozef Sermi. Në këtë aktivitet marrin pjesë shtete si Kroacia, Turqia, Gjermania, Sllovenia, Mali I Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia dhe vetë vendi organizator Bosnja. Ky turne zhvillohet për të 13-in vit radhazi dhe tashmë konkurenca është rritur ndjeshëm.