Boksieri 19 vjeçar shqiptar Jurgen Uldedaj që bokson për klubin e mirënjohur Gjerman SES Boxing, ka triumfuar me një fitore bindëse me Knock Doën në raundin e 3-të ndaj kundërshtarit nga Gjeorgjia, Georgi Tevdorashvili.

29 vjeçari gjeorgjian edhe pse me më shumë eksperiencë në boksin profesinist, me 52 ndeshje të zhvilluara dhe me një bilanc pozitiv nuk ka arritur që të triumfojë duke bërë që Uldedaj ta mund në këtë sfidë. Ka qenë një fitore spektakolare në “Maritim Arena” në Gjermani. Uldedaj ka qenë i vrullshëm që në fillim të kësaj ndeshje duke i shkaktuar 2 knock-doëne dhe duke e detyruar kundërshtarin të tërhiqet në fund të raundit të 3-të. Kjo është një fitore e rëndësishme sepse është e 5-ta radhazi për talentin shqiptar të boksit profesionist, duke bërë një hap më shumë dhe duke qenë afër titujve Europian dhe botëror të peshës Cruiser. Pas ndeshjes dhe fitores së 5-të radhazi boksieri Jurgen Uldedaj është shprehur se: “Këtë fitore ia dedikoj promotorit Ulf Steinforth, trainerit Dirk Xhemski dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në arritjet e mija të deri tanishme. Ishte një fitore edhe për të justifikuar besimin e mbështetësve dhe dashamirësve shqiptarë të boksit që erdhën dhe më mbështetën siç kanë bërë edhe në ndeshjet e tjera që kam patur”. Jurgen Uldedaj pasi u shfaq si talent në kampionatin shqiptar u shkëput me shpejtësi duke zgjedhur rrugën e profesionizmit nga ku po rezulton i suksesshëm me fitoret e tija në shtetin gjerman.

Artikulli paraprakMBETJET “BLLOKOJNË” NJËSINË ADMINISTRATIVE RRETHINA
Artikulli tjetërKUPA TEK FEMRAT, VLLAZNIA NË GJYSMËFINALE