Palestër e re, uniforma të reja dhe ambicie të mëdha për ekipin e Vllaznisë në boks.
Skuadra kuqeblu hyri në shtëpinë e saj falë edhe miqve të trajnerit Zef Gjoni. Përveçse si trajner, i njohur edhe si eksponent i PD në Shkodër, Gjoni thumboi kryetaren e bashkisë Voltana Ademi e cila nuk mori pjesë gjatë këtij aktiviteti. Presidenti i Federatës së Boksit Florend Kalivopuli tha se edhe ekipe të tjera duhet të kenë palestra të tilla. Vllaznia ka disa objektiva teksa kërkon fitimin e titullit të 21-të kampion ndërsa edhe paraqitje dinjitoze në disa aktivitete ndërkombëtare që do jenë së shpejti.