Të premten do të nisë kampionati kombëtar i boksit, ku të gjitha ekipet janë gati dhe do të kërkojnë të paraqiten sa më mirë. Të njëjtin objektiv ka edhe Vllaznia, e cila sigurisht që synon titullin kampion të rradhës. Megjithatë, duket se prag-kampionati nuk ka qenë aspak i qetë për stafin teknik, pasi ka patur boksierë të dëmtuar dhe probleme financiare. Gjithsesi, trajneri Zef Gjoni në një prononcim të dhënë për “Star Plus” u shpreh se kjo nuk do ta pengojë Vllazninë për të tentuar një tjetër sukses.
Ndërkohë, edhe boksieri i Vllaznisë, Bekim Vjerdha tha se historia ka treguar se kuqeblutë kanë triumfuar gjithmonë dhe një gjë të tillë do ta bëjnë edhe këtë herë.
Tashmë mbetet për t’u parë në ring nëse Vllaznia do të arrijë të konfirmojë edhe një herë statusin e saj si skuadra më e fortë në boksin shqiptar.

Artikulli paraprakPREZANTOHET DREJTORI I RI I TEATRIT “MIGJENI”
Artikulli tjetërTURQI/ TËRMET ME MAGNITUDË 5.0 BALLË GODET DETIN E MARMARASË