Një mbrëmje magjike ka qenë ajo e së shtunës në Gjermani për boksierët shkodranë. Në një turne që dhuroi emocione të mëdha, boksierët shkodranë kanë dominuar sfidat rrespektive dhe kanë triumfuar në ring, madje Nelson Hysa është shpallur kampion. Boksieri shkodran Senad Drini fitoi përballë italianit Brusa në raundin e tretë me Knock Out teknik, në sfidën e dytë. Ndërkohë, më pas, boksieri tjetër shkodran Arjon Kajoshi mposhti me gjashtë pikë pas gjashtë raundesh rivalin Casado, ndërsa Nelson Hysa fitoi me Knock Out në raundin e parë përballë Molinës dhe u shpall kampion Europe në Kategorinë WBO. Ndërkohë, përveç Drinit, Kajoshit dhe Hysës, në këtë turne morën pjesë edhe dy boksierë të tjerë shqiptarë, siç ishin Benjamin Imeri dhe Armand Çullhaj. Të dy ata fituan në sfidat e tyre rrespektive, madje Armand Çullhaj u shpall kampion ndërkombëtar i Gjermanisë, pasi triumfoi në raundin e dytë me Knock Out teknik ndaj Dominguez.

Artikulli paraprakFUTBOLL FEMRA, TË HËNËN VLLAZNIA-GRAMSHI
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA ISH- DEPUTETI ANDIS HARASANI