Në turneun “Adem Jashari” i zhvilluar gjatë fundjavës në Kosovë ndër pjesëmarrësit kanë qënë edhe dy boksierët shkodrnë Arjon Kajoshi dhe Krenar Zeneli ku kanë arritur të pozixionohen në vendet e para.

Në këtë turne si përfaqësues i Shqipërisë ka qënë edhe boksieri Ardit Muja ku tashmë më shumë se gjithë ekipet e tjera, ka zënë vendin e parë dhe është vlerësuar si ekipi më i mirë i këtij turneu ndërkombëtar. Sakaq, boksieri Krenar Zeneli është vlerësuar edhe me kupën e boksierit më të mirë të “Adem Jasharit”.

Në këtë mënyrë, edicioni i 19-të i turneut “Adem Jashari” ku morën pjesë boksierë nga 10 shtete të Rajonit, është mbyllur në mënyrën e duhur për kombëtaren shqiptare dhe trajneri Zef Gjoni është shprehur shumë i kënaqur për këtë gjë. Tashmë për boskierët shkodranë janë të fokusuar në sfidën e rradhës ku do të marrin pjesë në turneun “Gongu i Artë” që zhvillohet në Maqedoni ku edhe në këtë komepticion dy boksierët shkodranë synojnë sërish të pozicionohen në vendet e para.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA U19 MUND AAS 2-1
Artikulli tjetërVLLAZNISË I DUHET NJË MENTALITET FITUESI