Boksieri i njohur Nelson Hysa ishte personazhi në fokus të edicionit më të fundit të aktivitetit “Ta tham n’Shkodër”, i organizuar nga Këshilli Vendor Rinor i Shkodrës dhe Qendra Rinore “Atelie”.
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Hysa theksoi se iniciativa të tilla duhet të shërbejnë si takime motivuese dhe orientuese për brezin e ri. Ai ndau përvojat e veta në sportin e boksit, sfidat dhe sukseset, duke nxitur të rinjtë të besojnë në aftësitë e tyre dhe të punojnë me disiplinë.
Ndërkohë, Hysa përcolli edhe një mesazh të fortë inkurajues për të rinjtë.
Aktiviteti u mbyll mes duartrokitjeve të të pranishmëve, ndërsa nisma të tilla do të vijojnë me synimin për të ofruar modele frymëzuese dhe mbështetje për rininë shkodranë.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË
Artikulli tjetër“PANAIRI I NISMAVE RINORE KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE”