Herë pas here në thellësinë e oqeanit bie kufoma e një balene të ngordhur. Në pjesën më të madhe të kohës, në gjendjen natyrale, gjallesat kanë mjaftueshëm ushqim për të mbijetuar. Por krijesat e para që gjetën balenën e pajetë, kanë më shumë ushqim sesa mund të hanin ndonjëherë.

Këta “pastrues” jetojnë me një bollëk të jashtëzakonshëm. Disa nga speciet më të vogla dhe me rritjen më të shpejtë mund ta bëjnë këtë për disa breza. Për ta ka mjaftueshëm ushqim për të jetuar. Por kjo vetëm për njëfarë kohe. Kur trupi i balenës të jetë konsumuar plotësisht, gjallesat e vogla do t`i rikthehen jetës së tyre nën presion e madh të thellësive, errësirës së vazhdueshme, dhe një lufte të përjetshme për mbijetesë.

Sikurse e shprehu dikur Tomas Maltusi në parashikimin e tij të zymtë: organizmat që rriten në mënyrë eksponenciale në numër, do t’i tejkalojnë me shpejtësi burimet e tyre, të cilat mund të rriten vetëm në mënyrë aritmetike. Atëherë, popullata e tepër duhet të eleminohet.

Shkencëtari Vasllav Shmil thotë se ne jetojmë aktualisht në kohën e rënies së ndjeshme të numrit të balenave. Në librin e tij të ri “Si funksionon vërtet bota” ai nuk e përdor këtë fjalë.

Metafora makabre e balenës i përket Skot Aleksandër. Por njerëzit modernë janë kafshë, produkte të evolucionit si çdo specie tjetër. E megjithatë ne nuk kalojmë çdo minutë të çdo dite në përpjekje për të marrë materialin e nevojshëm për të mbijetuar.

Përkundrazi, ne ndërtojmë katedrale dhe shohim futboll, bëjmë art, vrasim kohën në Twitter. Dhe kjo gjë ndodh sepse ne jetojmë me kufomën gjigante e të bekuar të balenës, që është trashëgimia jonë e karburanteve fosile.

Për Shmil, diskutimet tona për klimën dhe energjinë janë boshe, pasi shumë pak njerëz e kuptojnë në fakt mënyrën se si funksionon bota. Mallrat na vijnë në shtëpi në forma të para-paketuara dhe komode:bërxolla derri të mbështjella me letër, luleshtrydhe dimërore, dritat që ndizen kur lëviz një çelës, telefona prej plastike dhe metali.

Bota është një mori kutish të zeza që ne i përdorim, por në shumicën e rasteve nuk i kuptojmë. Prandaj kur themi “Duhet të zvogëlojmë emetimet tona të karbonit”, shumica prej nesh nuk i kuptojnë vërtet pasojat e këtij procesi. Kërkesa për materiale -për energji dhe lëndë ushqyese – është më e madhe se sa ka qenë ndonjëherë.

Popullsia e botës është rritur frikshëm:në vitin 1800 kishte rreth 1 miliardë njerëz, në vitin 1950 ishin 2.5 miliardë. Sot janë 7.7 miliardë. Që nga lindja e prindërve të mi, numri i njerëzve që janë sot gjallë është trefishuar.

Por çuditërisht, edhe sasia e materialit në dispozicion të secilit prej tyre është rritur edhe më shumë, dhe kjo është kryesisht për shkak të përdorimit tonë të lëndëve djegëse fosile. Në vitin 1800, gati e gjithë energjia e përdorur në nivel global ishte në formën e muskujve të njeriut dhe kafshëve, për punë mekanike, apo lëndë bimore që digjeshin për të siguruar ngrohje dhe dritë.

Qymyri, karburanti i parë fosil i përdorur gjerësisht, sapo kishte filluar të përdorej në motorët me avull në Britani, por në përgjithësi ishte i papërfillshëm. Deri në vitin 1900, lëndët djegëse fosile ishin burimi për gjysmën e energjisë sonë. Në vitin 2000, ato ishin burimi i 87 për qind të energjisë.

Për pasojë, jeta jonë është transformuar. Sasia e energjisë në dispozicion të botës është rritur 1500 herë. Por kjo është vetëm një pjesë e historisë:rritja e efikasitetit të përdorimit të energjisë, do të thotë se përfitimi është 3500 herë me i madh.

Dhe megjithëse popullsia e botës është rritur shumë herë, “një banor i botës ka sot në dispozicion gati 700 herë më shumë energji të dobishme sesa paraardhësit e tyre në fillim të shekullit XIX-të”. Por shumica nga ne nuk e kuptojnë se si përdoret kjo energji.

Për shembull, një përqindje e madhe përdoret për të krijuar 4 materiale të cilat janë blloqet ndërtuese të shoqërisë moderne, materiale që janë aq të kudondodhura saqë mezi i vëmë re, edhe pse varemi prej tyre. Shmil i identifikon këto 4 shtylla bazë të qytetërimit njerëzor si çeliku, çimentoja, plastika dhe amoniaku.

Prodhimi i tyre kërkon sasi të mëdha të lëndëve djegëse fosile. Për shembull, duhen 25 gigaxhaul energji për të prodhuar 1 ton çelik, afro dyfishi i sasisë së energjisë që përdoret nga një familje mesatare në Britani në 1 vit.

Në vitin 2019, bota përdori 1.8 miliardë ton çelik; dhe prodhimi i kësaj sasie është përgjegjës për rreth 8 për qind të emetimeve totale të karbonit në botë. Por ne nuk mund të bëjmë pa çelikun:pallatet, kanalizimet, gazsjellës ndërtohen me të. Dhe po ashtu makinat, anijet, thikat dhe enët tona të kuzhinës.

Çimentoja dhe plastika janë po aq të rëndësishme por edhe përgjegjëse për sasitë e mëdha të ndotjes. Por ne nuk mund të bëjmë pa to, dhe nuk ka asnjë mënyrë alternative për ti prodhuar pa emetimet e karbonit. Pastaj është amoniaku, që është në thelb një atom azoti i rrethuar nga katër atome hidrogjeni.

Atmosfera jonë përbëhet nga 80 për qind azotit. Por bimët, të cilat e kanë të nevojshëm për rritjen e tyre, nuk mund ta marrin lehtësisht atë nga ajri. Ndaj ne duhet tua hedhim në tokë. Bakteret që jetojnë në rrënjët e disa bimëve mund ta “fiksojnë” atë në tokë.

Edhe jashtëqitjet e kafshëve si plehu organik, kanë përmbajtje relativisht të lartë të azotit. Por këto metoda mund të mbështesin vetëm një sasi të caktuar rritjeje. Në fillimin e shekullit XX-të, kimisti gjerman Fric Haber shpiku një proces për kapjen e azotit nga ajri duke prodhuar amoniak.

Ky proces kërkon sasi të mëdha energjie dhe hidrogjen, që zakonisht merret nga gazi natyror. Aktualisht ne shpërndajmë qindra miliona tonë amoniak në arat tona. Pjesa e popullsisë globale që ushqehet më pak ka rënë, edhe pse popullsia aktuale është rritur shumë.

Në vitin 1950, rreth 65 për qind e njerëzve nuk mund të ushqeheshin mjaftueshëm, krahasuar me vetëm 9 për qind në 2019. Kjo nuk varet tërësisht nga amoniaku, por amoniaku ka një rol të madh.

Nëse do të hiqnim dorë nga plehrat kimikë, ndoshta gjysma e popullsisë së botës do të vdiste nga uria. Pra edhe bujqësia varet nga “balena”, nga teprica e energjisë e siguruar nga lëndët djegëse fosile. Mbështetja jonë e madhe tek këto të fundit është shumë shqetësuese.

Edhe “Skenari i Zhvillimit të Qëndrueshëm” i Shoqatës Ndërkombëtare të Energjisë që është në përgjithësi optimist, parashikon se pjesa e lëndëve djegëse fosile do të bjerë vetëm në nivelin 56 për qind në vitin 2040.

Ne mund dhe duhet t’i zëvendësojmë burimet e energjisë fosile me burime të rinovueshme. Por përtej vullnetit politik, ekzistojnë edhe pengesa të tjera. Energjia e rinovueshme është shumë e mirë në prodhimin e energjisë elektrike.

Por energjia elektrike nuk është ideale për prodhimin e nxehtësisë së jashtëzakonshme që duhet për prodhimin e hekurit dhe çelikut, ose çimentos. Procesi Haber për prodhimin e amoniakut funksionon në mënyrë shumë më efikase me gazin natyror si burim hidrogjeni dhe energjie sesa me ujin dhe energjinë elektrike.

Mbi të gjitha, lëndët djegëse fosile kanë avantazhe të tjera. Ju mund të ruani shumë më shumë energji në 1kg vajguri sesa në 1 kg bateri. Aktualisht, nuk ka asnjë mënyrë të përshtatshme për të ruajtur energjinë elektrike për më shumë se disa orë ose ditë.

Kësisoj energjia diellore e ruajtur në verë nuk është e dobishme në dimër. Një fuçi nafte do të zgjasë pafundësisht. Por këto fakte do të ndryshojnë, edhe pse do të mbështetemi edhe për disa dekada tek këto lëndë djegëse. Por ndryshe nga gaforret dhe peshqit e egër që hanë kufomën e balenës, ne jemi të zgjuar dhe nuk duhet thjesht të kthehemi në errësirë ​​dhe të vdesim nga uria.

Shmil e vë theksin tek rritja e efikasitetit të përdorimit të burimeve. Për shembull, në vitin 2015, SHBA përdori vetëm rreth 4 për qind më shumë ujë sesa në vitin 1965. Ndonëse popullsia e saj është rritur me 2/3, përdorimi aktual i ujit për frymë ka rënë me 40 për qind, edhe pse vendi është bërë më i pasur dhe më i mirë-ushqyer. Ndoshta një efikasitet i ngjashëm mund të gjendet për energjinë dhe karbonin.

Artikulli paraprakKONFLIKTI NË UKRAINË, PRESIDENTI BIDEN: PUSHTIMI RUS NË SHKURT, MUNDËSI E DUKSHME
Artikulli tjetërMETA THIRRJE QEVERISË: KTHENI SA MË PARË BORXHIN NDAJ PBB NË RRUGË RËNËSE, NDRYSHE DO PËRBALLEMI ME KRIZË SERIOZE