Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe dy janë plagosur nga bombardimet ruse në rajonin lindor të Ukrainës Luhansk.

Kreu rajonal Serhiy Haidai, bëri me dije dy gra u gjetën të vdekur nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar në qytetin Popasna.

Haidai thotë gjithashtu se një zyrë policie në qytetin e Severodonetsk u shkatërrua.

Më herët , Rusia njoftoi se forcat ushtarake po përqendronin operacionin ushtarak Luhanskut dhe rajonet fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, duke përfshirë edhe Kievin.

 

 

(BalkanWeb)

Artikulli paraprakVLADIMIR PUTIN MERR PJESË NË MESHËN E PASHKËVE ORTODOKSE NË MOSKË
Artikulli tjetërNGA AI NË BOSNJE TE LËKUNDJET SHKATËRRUESE TË NËNTORIT 2019 NË SHQIPËRI/ TËRMETET QË KANË TRONDITUR BALLKANIN NDËR VITE (HARTA)