Një sasi eksplozivi shpërtheu gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Kombinatit, në kryeqytet.

Lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit Klaudio Uka. Nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi rreth 2 orë pas mesnatës, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia nisi hetimet mbi konfliktet e pronarit të banesës dhe autorët e mundshëm.