Rreth 2000 pensionistë, familjarë apo vetë ish- të përpërndjekurit politik përfitojnë bonusin e fundvitit në Shkodër. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari I shoqatës së Ish të Përndjekurve Politik, Zenel Drangu. Ai thotë se bonusi është I vlefshëm vetëm prë përfituesit e shoqatës që përfitojnë pension pleqërie.

Kryetari Drangu shton se vlera e bonusit prej 5 mijë lekësh të reja është e vogël, krahasuar me rritjen e çmimeve për produktet e shportës.

Gjatë kësaj periudhe ka nisur edhe shpërndarja e këstëve të dëmshpërblimit për familjarët e ish- të përndjekurve politik.