
Pensionistët do të marrin të bonus për festat e fundvitit nga 10 deri në 20 mijë lekë. Qeveria e quan një ndihmë për të lehtësuar shpenzimet e fundvitit, por për shumë pensionistë kjo shumë mbetet e pamjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve.
Pensionistët kërkojnë që shtesa të mos jepet vetëm për festa, por të ketë një rritje të qëndrueshme të pensioneve, në mënyrë që të përballojnë jetesën e përditshme.
Në dhjetor, 750 mijë pensionistët, së bashku me pagesën mujore do të marrin edhe shpërblimin e fundvitit. Shumë prej tyre thonë se ndihma është e mirëpritur, por e përkohshme. Shpresa e tyre mbetet për një rritje reale të pensioneve, që t’u mundësojë një jetesë më të qetë gjatë gjithë vitit. Ndërsa një vendim ende nuk ka për kategorinë e invalidëve nëse do të marrin shpërblim në të njëjtën vlerë






