Nga 1 janari i këtij viti ka hyrë në fuqi bonusi mujor për pensionistët. Mbështetje financiare do të ketë për 5 kategori ndërsa edhe pensionet e ushtarakëve do të jenë përfitues nëse do të kenë pensionin më të vogël se 40 mijë lek.

Ndërsa ky bonus i cili do të shpërndahet gjatë këtij viti do të shpërndahet vitin e ardhëshëm vetëm për ato persona që nuk e kanë arritur tavanin e caktuar.

Nga ky vit gjithashtu është rritur mosha e daljes në pension për gratë. Nga 61 vjeç e 10 muaj këtë vit, dalin në pension pasi të mbushin 62 vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65 vjeç, deri në 2031. Pas kësaj periudhe rritja do të jetë më një muaj çdo vit derisa të plotësohet pragu prej 67 vjeç. Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.

Artikulli paraprakAKSI SHIROKË – ZOGAJ, PRITET TË ZHVILLOJË TURIZMIN
Artikulli tjetërLEZHË, KONCERT HOMAZH PËR SKËNDËRBEUN