Prej 24 orësh qarku Shkodër është përfshirë nga reshje bore të dendura. Më problematike paraqitet situata në aksin rrugor Qafë Thore – Theth ku trashësia e borës arrin në 30 cm. Hajro Sylja, inxhinier në drejtorinë rajonale të autoritetit Rrugor Shqiptar në Shkodër bën të ditur se prej mëngjesit ka vijuar puna për pastrimin e rrugës edhe pse në kushte të vështira të motit.

Ndërsa akset rrugore në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz janë lehtësisht të kalueshme pavarësisht borës së rënë.

Drejtuesit e mjeteve të lëvizin në këto akse vetëm nëse kanë goma diëmrore dhe janë të pajisur me zinxhir thotë inxhinieri Sylja.

Në këto ditë ku janë parashikuar reshje intensive bore, problem mbetet pastrimi i rrugëve dytësore në zonat malore.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, 78 VITE NGA VRASJA E VASIL SHANTOS
Artikulli tjetërSHIFRA REKORD NË JANAR, 2 MIJË RASTE TË REJA ME COVID-19