Gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin e Qarku Shkodër vazhdojne rreshjet e dëbores në zonat malore. Në këtë zonë është bllokuar segmenti rrugor Qafë-Thore, rreth 50 cm dëbore, Selcë – Vermosh, rreth 50 cm dëbore, Shosh-Shale mbi 30 cm dëborë, Qafa Shllak-Qafë Mali, mbi 40cm dëbore ndersa në zonat fushore ka patur reshje shiu të rëna në mënyre periodike të cilat vazhdojnë.

Nga Salla e Komandimit e Policisë Vendore Shkodër raportohet për probleme si më poshtë:

Bashkia Shkoder ; Akse te pakalueshme:

1.Aksi Qafe Thore-Theth 50cm debore, ka rreshqitje guresh dhe dherash dhe dalje te perrenjve ne rruge i pakalueshëm.

2. Aksi Shkoder-Breg Lumi ne vendin e quajtur Mali Shoshit ka rreth 30 cm debore (I kalueshem me veshtiresi); i kalueshem vetem me zingjire.

3.Theth-Bregu I Lumit I bllokuar ka rreth 20cm debore, ka rreshqitje dheu dhe guresh

4.Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njesive Shosh, Shale, Theth dhe Pult, sepse ka keputje te linjave nga era.

Ne Njesine Administrative Pult eshte demtuar plotesisht Ura prej druri qe lidh fshatrat Mgulle dhe Pog. Bashkia Koplik (Malsia Madhe)

1. Aksi rrugor Gropat e Selces-Vermosh I kalueshem me zinxhire ka rreth 50cm debore; po punon një borëpasatruese për ta mbajtur hapur kete aks.

2. Aksi Boge-Theth I bllokuar ne Qaf Thore Bashkia Vau Dejes ; Rruga Muri Turkut – Cukal, e bllokuar, ka mbi 30 cm debore. Akset tjera janë të kalueshme pa probleme. Nuk ka energji elektrike në fshatin Shllak.

Bashkia Pukë – Fushë Arrës

1.Aksi rrugorë Qafë Mali ka rreth 15 cm dëborë po punojn borpastrueset edhe në këto momente kalohet pa probleme .

2. Aksi rrugor Qafë Mali –Dardh –Fierzë ka rreth 30 cm dëborë po punojn borpastrueset edhe në këto momente kalohet me zinxhirë pa probleme. Reshjet e borës janë me ndërprerje

3. Aksi rrugor Qafë Qelë – Fushë-Arrëz , Aksi rrugor Hadroj – Qafë-Benë nuk ka probleme as renie debore mirembajtesit janë në gatishmeri në rast rënie gurësh ,dherash,etj.

4. Aksi rrugorë Fushë-Arrëz – Iballë , ka 15 cm dëborë e kalueshme me zinxhirë. Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Aktualisht ne Puke, Shkoder, M.Madhe, Vau Dejes nuk ka rreshje, në lartësinë mbi 1500 m ka rreshje debore.

Ne Bashkine Fushe-Arrez janë evidentuar këto probleme:

1- Shkolla 9- vjeçare dhe e mesme e fshatit Iballe eshte jashtë funksionit,

2- Shkolla 9-vjeçare Fierze është jashtë funksionit pasi edhe në këtë shkollë, është totalisht e dëmtuar soleta

3- Është dëmtuar pjesërisht çatija e shkollës Dardhë,

4- Është dëmtuar pjesërishtë çatija e godinës së Nj. A Iballe nga shiu dhe erërat e forta.

5- Janë dëmtuar disa linja të tensionit të ulët, si rrjedhojë në disa fshatra të Njësive Administrative Iballe, Fierze, Blerim dhe Qafë-Mali nuk ka pasur energji elektrike.

6- Janë dëmtua disa ura këmbësore, si në fshatrat Berishë Vendi, Berishë Vogel, Levoshë-Ludricë të Njësisë Administrative Iballë, dy ura këmbësore në fshatin Sakatë, Njesia Administrative Blerim, janë dëmtuar dy ura këmbësore në fshati Aprrip Guri, Njësia Administrative Fierzë, një urë këmbësore në lagjen Bardhet, një ure këmbësore në fshatin Lumbardhë, një urë këmbësore në fshatin Orosh dhe një urë këmbësore që lidh fshatrat Armiraj e Sërriqe Njësia Administrative Qafë-Mali

7- Është dëmtuar një urë me tumbina në rrugën Përroj i Kënetës Iballë, janë dëmtuar 2 ura në lagjen Koprat- Qendër Iballë, në lagjen Kabash- Qendër është dëmtuar një urë auto dhe një urë në lagjen Breglumi-Qendër.

8- Rruga Levoshe-Ludric e Njësisë Iballë është e pa kalueshme pasi është demtuar ura dhe ka rreshqitur një segment prej 50 m i kësaj rruge.

9- Janë dëmtuar 2 ura auto në lagjet Likaj dhe Marinaj të fshatit Qafë-Mali Njësia Administrative Qafë-Mali.

10- Rruga Berishe Vendi – Race- Qafa e T’Mugut është e pa kalueshme pasi ujërat e shiut kanë vershuar nëpër rrugë duke shkaktuar gërryrje si dhe pothuajse në të gjithë gjatesinë e rruges ka rënje inertesh.

11- Ka dëmtim të pjesshëm të rrugës Shopel -Iballe në një segment prej 40 m.

12- Janë demtuar disa ujesjellësa në fshatin Iballë Nj. A Iballe, ujësjellësi në fshatin Dardhë i cili ka një dëmtim të pjesëshëm.

13- Në fshatin Iballë është dëmtuar një shtëpi banimi e shtetasit Kol Martin Zmajli e cila ka pësuar çarje të mureve si pasoj e rreshqitjes se tokës.

14- Janë dëmtuar më tej dy banesa në lagjen Marinaj fshati Qafë Mali, pasi ka rreshqitje të tokës dhe pothuajse janë të pa banueshme dhe të rrezikshme për të banuar.

15- Është dëmtuar çatia e baneses së shtetasit Mark Marku në fshatin Armiraj Nj.A Qafë-Mali.

16- Është demtuar 1 dynym tokë bujqesore në Ludricë dhe 2 dynym në Koprat të fshatit Iballë.

17- Ka dëmtim në Q. Shëndetësore në Fshatin Porav Nj. A Fierzë.

18- Është dëmtuar kanali ujitës i fshatit Mezi, kanali ujitës i fshatit Arstë dhe kanali vaditës i fshatit Fierzë Nj. A Fierzë

19- Është dëmtuar segmenti rrugor Fierz-Bugjon, e cila është bërë e pakalueshme si rrjedhojë e gërryerjeve dhe e rënjes së inerteve .

20- Ka shembje të tokës në pronesi të familjarit Gjergj Ukshini fshati Fierz dhe dëmtim toke të shtetasit Fatmir Marku fshati Arest Nj. A Fierzë.

21- Në të gjitha rrugët rurale të Nj.A të Bashkisë ka gërryrje dhe rënie inertesh.

22- Gjatë natës që kaloj ka patur reshje dëbore deri ne 15 cm në lartësitë mbi 800 m dhe në disa segmente të rrugës Fushë-Arrez -Iballë deri në 50 cm, por që nuk ka shkaktuar bllokim të qarkullimit të mjeteve

. Një grup pune i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Shkoder është nisur në bashkisë Fushë Arrëz për të verifikuar problematikat e listuara më sipër. OSHEE Rajoni Shkoder:

ka 1 fider dhe 9 kabina te tjera jashte pune , zonat pa energji: F- Aliaj Bajze /Koplik, ne F-4 Koman (2 kabina) si dhe F-8 SH-2(1 kabine),ndersa ne F-17 ,SH-2 eshte me defekt vetem nje kabine me 5 abonente ,dhe nje abonent privat ne F-Shengjin,F- Bajze (5 kabina).