
Edhe pse data shënon 16 Maj, në zonën e Thethit është rikthyer dëbora. Gjatë orëve të para të mëngjesit janë rregjistruar reshje bore në segmentin rrugor Bogë-Theth, duke krijuar një panorama të pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Dëbora ka mbuluar rrugët dhe majat përreth, duke i dhënë zonës turistike një tjetër dimension, thuajse magjik por edhe surprizues.
Aktualisht, qarkullimi në rrugën e Thethit vijuon të jetë I mundur, megjithatë drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes për shkak të lagështisë dhe mundësisë së ngricës që mund të krijohet më këtë segment..
Krahas reshjeve të dëborës në zonat malore, në të gjithë qarkun raportohen ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në qytetet kryesore kanë mbizotëruar reshjet e shiut.