Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e krijuar nga rreshjet e bores. Keshtu ne Bashkine Shkoder Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore.

Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Mali Shoshit dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm.

Aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i kalueshëm me vështirësi në vendin e quajtur Qafë Shtiqen pasi ka prezencë të akullit dhe dëborës.

Në Njësitë Administrative Pult dhe Shosh nuk ka energji elektrike, sepse janë këputur telat, si rezultat i erërave të forta.

Në shkollat e Njësive Administrative Pult, Shosh, Shalë, është ndërprerë proçesi mësimor.
Aksi rrugor Hani Hotit – Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë.

Njësia Administrative Shllak, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30-70 cm dhe aksi rrugor për në qendër të kësaj Njësie Administrative është i bllokuar.

Aksi rrugor Hani Hotit – Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë.
Njësia Administrative Shllak, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30-70 cm dhe aksi rrugor për në qendër të kësaj Njësie Administrative është i bllokuar.

Segmentet rrugore të fshatrave që lidhen me qendrën e Njësisë Administrative Gjegjan janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm.

Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qelëz, Njësia Administrative Qelëz është i bllokuar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm dhe po punohet me 1 mjet fadromë për hapjen e këtij aksi.

Fshatrat Qafë-Tmugu, Bushat, Ukth, Qerret i Vogël Njësia Administrative Qelëz janë të bllokuara.

Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qerret, Njësia Administrative Luf-Qerret është i bllokuar.
Fshatrat Luf, Pla, Kqirë, Plet janë të bllokuara.

Akset rrugore rurale Buhot, Bicaj, Rrapë, Binisht, Njësia Administrative Rrapë janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm. Proçesi mësimor nuk është zhvilluar në këtë Njësi Administrative. Ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Në aksin rrugor Vau Dejës-Pukë Fushë-Arrëz po punojnë 3 mjete borëpastruese.

Artikulli paraprakKRENAR ZENELI: OBJEKTIVI IM TITUJT NË EUROPË
Artikulli tjetërJUNCER NË PRISHTINË: ZGJIDHNI DEMARKACIONIN ME MALIN E ZI QË TË PËRFITONI VIZAT