
Temperaturave pranverore të këtyre ditëve duket se I ka ardhur fundi këtë të mërkurë ku në zonat malore në veri të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës të pasuara me rënje të konsiderueshme të temperaturave.
Në aksin rrugor Bogë-Qafë Thore që prej mbrëmjes së një dite më parë kanë nisur reshjet intensive të dëborës të cilat kanë vijuar dhe gjatë ditës duke krijuar vështirësi për kalimin e automjeteve.
Mjetet borëpastruese ndodhen atje dhe po punojnë për mbajtjen hapur të rrugës .
Reshje dëbore ka patur edhe në aksin Koplik-Bogë, ndonëse me intensitet më të ulët duke mos krijuar problematika në qarkullim.
Autoriteti rrugor Shqiptar bën thirrje për kujdes të shtuar për qarkullimin në këto akse rrugore si dhe këshillon drejtuesit e automjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore për të shmangur cdo problematikë.






