Mëngjesin e ditës së merkure, situata në Bashkinë e Shkodrës sa i takon rreshjeve të borës, paraqitet më e përmirësuar. Nen informacionin e bere publik ne faqen zytare te bashkise Shkoder rrugët janë në qarkullueshme me përjashtim të disa rrugëve në zonën e Dukagjinit.

Shkollat janë të hapura, por me një frekuentim të ulët të nxënësve. Qendrat shendetësore janë në shërbim të banorëve. Furnizimi me energji elektrike, me disa përjashtime të vogla për shkak të defekteve, është i rregullt.

Që në orët e para, punonjësit e ndërmarrjeve të varësisë kanë nisur pastrimin e hyrjeve të shkollave në qytet. Rrugët e qytetit janë të gjitha të kalueshme siç edhe trotuaret ku mund të lëvizet pa probleme.

Vazhdojmë monitorimin e situatës, të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment ku do të jetë e nevojshme, thuhet ne postimin e Bashkise Shkoder.