Zonat malore të qarkut të Shkodrës janë përfshirë nga reshjet e dëborës deri në lartësitë mbi 600 metër.
Në aksin rrugor Bogë-Qafë Thore reshjet e dëborës vijojnë me intensitet mesatar ndërsa mjetet borëpastruese ndodhen terren për mbajtjen hapur të rrugës e cila vijon të jetë e kalueshme me goma dimërore ndërsa këshillohet që drejtuesit e automjetetve të jenë të kujdesshëm .
Edhe në Zonën e Këlmendit që prej mbrënjes së djeshme ka pasur reshje dëbore me trashësi 10-15cm por pa shkaktuar problematika në qarkullimin e autimjeteve.
Mjetet borëpastruese atje kanë punuar gjatë gjithë natës për mbajtjen e rrugës hapur ndërsa nuk raportohet për problematika.
Edhe në pikat turistike të Thethit dhe të Razmës ka pasur reshje dëbore ndërsa rrugët vijojnë të jenë të hapura për të gjithë vizitorët ndërsa këshillohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjetetve .
Sa takon reshjeve të shiut, në të gjithë qarkun e Shkodrës situata është normalizuar ndërsa në bashkinë e vau Dejës vijojnë problematikat me furnizimin me energji elektrike në fashatrat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak .

https://youtu.be/jWEaXCZTOnM

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHË,ENDE PRANI UJI NË FSHATIN BARBULLOJË
Artikulli tjetërVAU DEJËS, RESHJET NUK SJELLIN PROBLEME