Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Kështu, prej ditës së sotme, 25 nëntor 2022, ora 18:00, një litër naftë do të tregtohet me 211 lekë. Nga mbledhja e mëparshme, çmimi i naftës ka rënë me tre lekë për litër. Benzina do të kushtojë 194 lekë për litër, duke rënë me vetëm 1 lek, dhe gazi mbetet i pandryshuar, 71 lekë për litër.

Vendimi

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 25 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +8 nga data 21.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 938, -7nga data 21.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 112. 83 (-2.04 nga data 21.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Artikulli paraprakAMBASADORJA E BE NË SHKODËR , JA ARSYEJA E VIZITËS SË SAJ
Artikulli tjetërNATO ZOTOHET TË VAZHDOJË NDIHMËN PËR UKRAINËN