Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në konference për mediat.

Nga selia e PL-së, Meta lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama dhe bordit të caktimit të ccmimit të karburantit.

“Jemi sëbashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së shqiptarëve, që përmes çmimeve spekulative të naftës po iu bën shqiptarëve të thjeshtë. Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet.

221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”, tha Meta.

Artikulli paraprak‘METODA E NATO-S’ E SHTYN LUFTËN NË UKRAINË NË FAZËN E TRETË DHE KIEVI KA NJË AVANTAZH NDAJ MOSKËS
Artikulli tjetërPARALAJMËRIMI I METËS: DO TË VAZHDOJMË ÇDO DITË ME DENONCIME. ORA E SHTETIT PO VJEN!