Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja. Bordi ka ulur me katër lekë çmimin e naftës, ndërsa ka rritur me 1 lekë çmimin e benzinës. Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i nëjtë, 80 lekë për litër.

Nafta do të shitet me 216 lekë/ litri nga 220 lekë/ litri. Ndërkohë, benzina nga 199 lekë do të shitet në 200 lekë për litër.

Njoftimi i plotë:

Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë të standardit SSHEN 2282018, Gazoil të standardit SSHEN 5902018 dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan). Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në) janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund ti tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë ti tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

a. Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve

• 204 Lekë/litri për gazoilin;

• 188 Lekë/litri për benzinën;

• 68 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

b. Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve

• 216 Lekë/litri për gazoilin;

• 200 Lekë/litri për benzinën;

• 8 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Artikulli paraprakPARTIA E LIRISË: RAMA, KREU I GRUPIT KRIMINAL, KA LËNË PENG PRONAT PUBLIKE PËR LLOGARI TË INCENERATORËVE
Artikulli tjetërZJARRI SHKRUMBOI FSHATIN, SPAHIA TAKON BANORËT