ASNJË ANËTAR NË NDESHJEN ME ELBASANIN NUK ISHTE NË “LORO BORICI”. Tek Vllaznia tashmë është mëse e qartë se nuk do të kemi lëvizje përsa i përket stafit teknik dhe ndryshimeve të pritura.

Pavarësisht se skuadra arriti një barazim ndaj Elbasanit një rezultat ky që u cilësua jo pozitiv. Trajneri nga ana e tjetër nuk bëri asnjë deklaratë për të cilën mund të krijonte idenë se dhe mund të shkarkohej. Kjo tregon se atij i është dhënë garancia për vazhdimësinë. Bordi drejtues është tërhequr përfundimisht dhe kërkon të zbatojë ligjin, çka nuk i jep të drejtë që të marrë vendime për stafin teknik por vetëm për administratorin. Ky i fundit ka të drejtë shkarkimin apo emërimin e trajnerit dhe stafit teknik. Madje bordi drejtues i skuadrës duket se është distancuar akoma më shumë, pasi asnjë prej anëtarëve nuk kanë qenë prezent në tribunën Vip gjatë ndeshjes me Elbasanin. Nga ana e tjetër, trajneri Baldo Raineri me qetësinë e tij dhe qëndrimin plotësisht optimist për të ardhmen e skuadrës premtoi sërish se do të merret tashmë me elementin e ri. Ai theksoi se duhet mbyllur faza e tretë, por kjo nuk ka nevojë për shumë koment. Praktikisht, Vllaznia pas ka të mbyllur çështjen e mbijetesës, nuk është se beson tek fitorja. Pra skuadra niset e qetë në çdo ndeshje për të luajtur futboll por e pa shqetësuar për rezultatin. Ndonëse gjatë kësaj kohe dukej që dikush nga drejtuesit ishte i shqetësuar për humbjet, tashmë çdo gjë është e paralajmëruar, pasi nuk do të pretendohet për pikët, por për fitimin e lojtarëve. Ndoshta ky sezon mund të hyjë në historinë e Vllaznisë për dështimet më të mëdha. Ndryshime nuk pritet të ketë, ndërsa e vetmja gjë është përdorimi i saj për fushata elektorale siç ka ndodhur rëndomtë vitet e fundit. Për fatin e Vllaznisë, duhet thënë që këtë sezon mirë që ishin pjesë e kampionatit, Elbasani e Apolonia që kanë siguruar rënien, pasi në të kundërt kuqeblutë mund të ishin në pragun e një dështimit tjetër historik.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/VhBFM7ysSeQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakF1, ALONSO-MCLAREN NISIN PËRÇARJET E PARA
Artikulli tjetërBASHKIA: VETËM AKU MUND T’I BLLOKOJË TREGTARËT E RUSIT