Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje dëbore në gjithë zonën malore ndërsa shira të pakët do kenë zonat bregdetare. Orët e natës rikthejnë motin e qëndrueshëm në vend.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C në 8°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet pjesa më e madhe e Europës në ndikimin e motit të paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore. Konkretisht Lindja, Qendra dhe Europa Jugore. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Europën Jugperëndimore dhe vendet Nordike.