Në fshatin Boriç I Madh në bashkinë Malësi e Madhe, situata e mbeturinave vijon të mbetet një problem I pa zgjidhur. Pamja që shihni nuk është aspak normale.

Sasia e madhe e mbeturinave të hedhura jashtë kontenierëve krijon një shqetësim për banorët pasi mund të kthehet në një burim sëmundjesh për ta.

Një situatë e tilë tregon mosmenaxhimin e duhur nga institucionet përgjegjëse të mbetjeve në këtë zonë, por edhe mungesën e ndërgjegjsimit të banorëve të cilët I hedhin mbetjet vend pa vend.

Prej vitesh fshati Boriç I Madh, vijon të ndotet nga mbeturinat, por sërish institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masat e duhura për zgjidhjen e këtij problemi.