
Tashmë i bërë i njohur kanali anësor në hyrje të fshatit Boriç i Madh në bashkinë e Malësi e Madhe është kthyer në një landfill mbeturinash. Prej vitesh kjo zonë ndotet nga banorët e zonës me mbeturina të ndryshme inerte dhe urbane. Ndërhyrjet për largimin e mbeturinave duken të pamjaftueshme pasi situata vijon të jetë e njëjtë.
Banorët e pranojnë se janë vet ato që ndotin ambjentin pasi sipas tyre nuk kanë kanë ku t’i hedhin. Ded Ftoni i cili jeton vetëm pak metra larg kësaj zone thote se ndotja po bëhet e padurueshme.
Ndërsa situata bëhet edhe më vështirë ku mbeturinave iu vihet zjarri.
Si zgjidhje për frenimin e kësaj ndotje mjedisore banorët shohin gjobitjen e atyre personave që depozitojnë mbeturinat në kanalin anësor të rrugës.






