Dhënien për lejet e ndërtimit deri në 6 kat brenda vijës së verdhë në qytetin e Shkodrës do ta kenë tërësisht bashkitë që kanë plane rregulluese mes të cilave edhe bashkia Shkodër.

Specialistja Jasmina Boriçi shpjegon shkresën e fundit të ministres Englantina Gjermeni. Brenda vijës së verdhë të qytetit të Shkodrës për ndërtesat deri në 6 kat nuk ka nevojë për të pritur 60 ditë për konformimtetin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit por kjo vlen vetëm për njësitë administrative. Për ndërtesat mbi 6 kat lejet e ndërtimit i jep Këshilli Kombëtar i Territorit. Brenda këtyre 40 ditëve të para të këtij viti mësohet se nuk ka një fluks shumë të madh kërkesash për leje ndërtimi. Janë afërsisht 8 kërkesa që kryesisht aplikime për banesa familjare.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË RADHËT E POLICISË SË SHTETIT
Artikulli tjetërGJERMANI, PËRPLASEN TRENAT, DERI TANI 4 TË VDEKUR 150 TË PLAGOSUR