Siç ishte paralajmëruar shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas një takimi në Bruksel, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, shto presionin ndaj Serbisë duke i bërë thirrje të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë.

“Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë”, tha Borrell.

Borrell, pas në Bruksel, tha se neutraliteti sot karshi pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, është “koncept i gabuar”.

“Të jesh neutral sot në lidhje me luftën në Ukrainë është një koncept i gabuar. Një shtet pushtoi një shtet tjetër dhe vendosja e tyre në një thes nuk bën dallimin midis sulmuesit dhe të sulmuarit”, tha Borrell.

Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka ndjekur politikën e BE-së për të sanksionuar Rusinë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Një dokument që ishte objekt diskutimi midis ministrave të BE-së të parë nga Radio Evropa e Lirë thuhet se Serbia pritet të vendosë për zgjedhjen e saj strategjike.

Artikulli paraprakFRANCA EMËRON KRYEMINISTREN E PARË FEMËR NË 30 VJET
Artikulli tjetërERDOGAN: DELEGACIONET E SUEDISË DHE FINLANDËS MOS TË VIJNË NË TURQI