Vettingu po vë seriozisht në vështirësi sistemin gjyqësor. Ka shkuar në 7 numri i gjyqtarëve që me shumë gjasa do të largohen përmes dorëheqjes ose shkarkimit.

3 gjyqtarë kanë kërkuar largimin nga sistemi për shkak të arsyeve shëndetësore, ndërkohë që për 4 të tjerë është kërkuar shkarkimi nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Specifikisht, kanë paraqitur kërkesën për dorëheqje Brunilda Kasmi, Gjyqtare në Gjykatën Civile të Tiranës, Merita Xhani, Gjyqtare në Gjykatën e Durrësit, dhe Nazmie Pengili, Gjyqtare në Gjykatën e Krujës.

Kjo e fundit e ka bazuar kërkesën për dorëheqje te mbushja e moshës së pensionit, duke qenë se më datë 10 prill i ka përfunduar mandati i magjistratit.

Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Këshilli i lartë i Drejtësisë shkarkimin e 4 gjyqtarëve për shkelje në ushtrimin e detyrës. Ata janë Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima.

Vendimi për këta gjyqtarë pritet të merret më 7 maj, kur do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Me këto ritme largimesh, Sistemi i Drejtësisë po i afrohet krizës së thellë, duke parë se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon më, Gjykata e Lartë është në prag kolapsi, ndërkohë që organet e reja të drejtësisë vështirë se do mund të plotësohen me kandidatë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRPLASEN DY MAKINA, NJËRA PËRFUNDON NË NJË ARË JASHTË RRUGE
Artikulli tjetërSHQIPTARI HUMB JETËN NË MËNYRË TRAGJIKE